14:16 / E Enjte, 16 Mars 2023 / AR

Teatri Kombëtar i Kosovës ende në renovim, megjithatë shfaqjet nuk ndalen, numri i pjesëmarrësve veç po rritet

Teatri Kombëtar i Kosovës ka nisur punën në vitin 1946 dhe që nga atëherë janë kujdesur që ta bëjnë publikun për vete duke shfaqur premiera të shumta dhe mjaft interesante.

Edhe në vitet e fundit, shihet se ky teatër është ngritur në nivel internacional dhe luhen shfaqjet në disa gjuhë.

Për Indeksonline, drejtori i teatrit, Kushtrim Sheremeti, ka thënë se objekti ende gjendet në renovim por që shfaqjet janë duke u mbajtur në Pallatin e Rinisë. Gjithashtu ai theksoi se numri i pjesëmarrësve është i madh dhe se çdoherë biletat janë të shitura ‘sold-out’.

Theatre: Teatri Kombetar I Kosoves nearby Pristina in Kosovo: 0 reviews,  address, website - Maps.me

 “Objekti i Teatrit të Kosovës është në renovim dhe do të hapet atëherë kur të përfundojnë të gjitha punët e renovimit, nuk ka ndonjë afat të caktuar kohor por që premtimet paraprake dhe dëshirat tona janë që festivali i Teatrit Kombëtar e Teatrit Shqiptar “Moisiu 2024” që organizohet në Prishtinë ta kemi mundësinë ta mbajmë në objektin e vjetër që është në renovim ndërsa tash ne jemi duke funksionu në atë që po e quajmë amfiteatri i Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Pallatin e Rinisë ku gjithmonë i kemi sallat e mbushura me publik, shfaqjet tona janë gjithmonë sold-out dhe njëkohësisht jemi duke bërë bashkëprodhime edhe me teatrot tjera publike të Kosovës edhe në anën tjetër punë tjera në ndërkombëtarizim në Teatrin Kombëtar edhe dalje jashtë guaskës lokale”.

Për aktivitetet e shumta tha se momentalisht në teatër shfaqën 20 prezantime por që numri mund të shkoj deri në 30.

“Teatri Kombëtar i Kosovës nuk e ka problem publikun, kemi një publik të mrekullueshëm edhe në numër edhe në kualitet. Ai problem është i së kaluarës nuk është i sotshmes. Kështu që gjithmonë shfaqjet tona janë të shitura komplet edhe shumicën e rasteve nuk ka vend të lirë në sallë se kemi aktivitete të shumta. Teatri Kombëtar i Kosovës momentalisht ka 20 prezantime brenda muajit por ndodh që shpesh ka edhe më shumë deri në 30 dhe jemi shumë të lumtur në mënyrën dhe komunikimin që e kemi me publikun”, përfundoi ai./Indeksonline/

Teatri në prag të rinovimit të gjashtë midis sezonit të punës – Ekonomia  Online