11:44 / E Enjte, 25 Prill 2024 / G T

Trajneri i Rubin Kazanit për Mirlind Dakun: S’kam pse e lavdëroj, e shihni vet!

Skuadra e Rubin Kazanit shënoi fitore 2:0 ndaj Zenitit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Premier Leaguen e Rusisë.

Një prej golashënuesve ishte edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, shkruan Indeksonline

Trajneri i klubit rus, Rashid Rakhimov foli pas ndeshjes dhe gazetarët e pyetën për paraqitjen e sulmuesit shqiptar.

“E shihni vet se si është Mirlind Daku. Nuk dua ta lavdëroj, por sot ishte një lojë e mirë nga ai. E lavdërova në zhveshtore, dhe ai më tha: ‘Faleminderit zoti trajner, të paktën një herë me kë thënë fjalë të mira’. I thashë se nesër do të dëgjonte diçka ndryshe”, u shpreh trajneri i Rubin Kazanit.

Mirlind Daku gjatë këtij sezoni me fanellën e Rubin Kazanit ka shënuar gjashtë gola./Indeksonline/