22:10 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / S Z

Tre të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në Pejë

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë Fadil Gashi ka konfirmuar për Indeksonline se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:15 minuta, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë mbetur të plagosur tre persona.

“Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21: 25 minuta në rrugën “Bekim Berisha” afer furrës Ahmeti, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Tre persona janë plagosur me armë zjarri. Të plagosurit  janë dërguar në emergjencë të spitalit të Pejës për trajtim”, ka thënë ai.