14:15 / E Hënë, 02 Maj 2022 / AR

Urimet e artistëve shqiptarë për festën e Fitër Bajramit

Festa e Fitër Bajramit festohet nga myslimanët kudo në botë.

Edhe artistët shqiptar janë kujdesur që në këtë datë special të bëjnë urimet më të mira për ndjekësit e tyre, shkruan Indeksonline.

Dhurata Dora përmes një video në Instastory uroj fansat e saj duke shkruar: Perhajr Bajrami.

Reperi Don Xhoni uroj besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“Bajram i bekuar për të gjithë”, shkroi ai.

Leonora Jakupi publikoi një imazh ku shkroi: Te dashur miq, me fat Fiter Bajrami! Zoti u paste shperbly me te mirat e veta ne muajin e shenjte te Ramazanit! Shendet harmoni e te mira paçit familjarisht!

Edhe Sabri Fejzullahu uroi fansat.

“Vllezer e motra , per hajer Ju qofte Fiter Bajrami. Shume paqe begati dashni e respekt , mes nesh dhe kudo ne bote”, shkroi këngëtari në postim.

Më poshtë disa nga postimet./Indeksonline/