75 Mall Live Search
23:20 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / Z S

Nga Bacon në Bean: Kevin Bacon surprizon me ndryshimin e emrit

Aktori i njohur amerikan Kevin Bacon ka tërhequr vëmendjen e publikut pasi vendosi të ndryshojë përkohësisht mbiemrin e tij.

Në datën 17 qershor, aktori i filmit “Footloose” njoftoi se do të përdorte emrin Kevin Bean, si pjesë e fushatës së re të organizatës jofitimprurëse Humane World for Animals, e cila promovon ditën “Beansday”.

Fushata synon të inkurajojë njerëzit që një herë në javë të zëvendësojnë mishin me bishtajore, veçanërisht me fasule (beans), si një zgjedhje më e shëndetshme për njerëzit, kafshët dhe mjedisin.

Ndryshimi i emrit nga Bacon në Bean është vetëm simbolik dhe i përkohshëm, por organizatorët thonë se mesazhi është i fortë dhe synon të ketë ndikim global.

Kevin Bacon është i njohur edhe për jetën e tij familjare dhe postimet në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga ferma e tij në Connecticut, ku jeton mes kafshëve.

Në një prej videove të tij, së bashku me bashkëshorten Kyra Sedgwick, çifti tregonte historinë e veçantë të një dhie të quajtur “Macon”, emër që kishte lidhje me një shaka familjare rreth kombinimit “Macon Bacon”.

Kevin dhe Kyra janë të martuar që nga viti 1988 dhe kanë dy fëmijë, Travis dhe Sosie Bacon, të cilët gjithashtu janë të angazhuar në industrinë e argëtimit.