14:46 / E Martë, 31 Tetor 2023 / AR

Vazhdojnë mashtrimet në ‘Facebook’ me emrin e Leonora Jakupit, keni kujdes

Në rrjetin social ‘Facebook’ emri i këngëtares së njohur kosovare Leonora Jakupi, po vazhdon të keqpërdoret.

Minuta më parë ia publikuan videon e ngjashme me atë të para dy jave ku shihet këngëtarja kinse po bisedon me fansat.

I gjithë ky krijim është fals dhe artistja përmes Instagramit kishte paralajmëruar ndjekësit ta raportojnë profilin e rrejshëm.

Kërkohet të keni KUJDES dhe mos bini pre e këtij mashtrimi./Indeksonline/