17:28 / E Diele, 24 Prill 2022 / AR

VIDEO/ “Flakë” në Zvicër, Dhurata Dora e “kall” atmosferën

E shumëkërkuara për mbrëmje muzikore, Dhurata Dora, po kujdeset që gjithmonë të krijoj atmosferë të paharruar për fansat e saj.

Mbrëmë mori pjesë në një koncert në Zvicër, ku në disa pamje që ka siguruar Indeksonline, çdo gjë dukej ‘flakë’.

Të pranishëm ishin mijëra persona të cilët u argëtuan nën tingujt e muzikës së saj.

I gjithë ky sukses, por, kush qëndron prapa suksesit të këngëtares?

Dhurata Dora tash e pesë vite është nën menaxhimin e Ilir Balija-t, ku falë punës së palodhshme si dyshe e fuqishme po arrijnë të korrin suksese të mëdha.

Më poshtë pamje nga atmosfera gjigante./Indeksonline/