Gresa Behluli ndezi atmosferën në dasmën e motrës
Mbrëmja e kaluar ishte e veçantë për familjen Behluli, teksa u festua dasma e motrës së Gresa Behlulit, Agneses.
Këngëtarja e njohur nuk mungoi me energjinë dhe disponimin e saj, duke u bërë një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes.
Mes muzikës, vallëzimit dhe momenteve emocionale familjare, Gresa arriti të krijojë atmosferë festive dhe të mbajë të ftuarit në humor gjatë gjithë natës. Me paraqitjen elegante dhe buzëqeshjen që e karakterizon, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve të pranishmëve.
Pamjet nga festa tregojnë një mbrëmje plot gëzim, ndërsa dasma e motrës së saj u shndërrua në një ngjarje të paharrueshme për familjarët dhe miqtë. Gresa, si gjithmonë, dëshmoi se di ta bëjë çdo festë edhe më të veçantë./Indeksonline/

