19:51 / E Martë, 23 Qershor 2020 / C E

2 Botërorë në vitin 2022, FIFA po mendon për planin madhështor!

FIFA dhe UEFA prej disa javësh kanë nisur të publikojnë datat e reja të kompeticioneve të tyre të cilat u shtynë për shkak të koronavirusit.

Por me rinisijen e pjese të madhe të kompeticioneve dhe planifikimin e sezonit të ardhshëm, vëmendja kryesore tashmë është kthyer në vitin 2022, ku pritet të mbahet dhe Kupa e Botës në Katar.

Këtu pritet të ndodhë dhe risia e madhe, pasi FIFA planifikon të organizojë dhe Kupë Bote për Klube.

Duke qenë se Kupa e Katarit do të zhvillohet në dimër, sërish do të ketë një kalender jo normal.

Kalendari i ndeshjeve pritet të normalizohet në sezonin 2023/24, ku do të kthehet çdo gjë si më parë.

FIFA ka projektuar një turne me 24 ekipe, ku çdo ekip do të përfitojë nga 20 milionë euro dhe fituesi i turnamentit do të fitojë plot 100 milionë euro.

Nëse kjo do të ndodhë atëherë viti 2022 do të jetë vërtetë spektakolar si në nivel klubesh ashtu edhe në nivel kombëtaresh.