Curaçao hyn në librin botëror të Guinness si vendi me popullsinë më të vogël që merr pjesë në Botëror
Kombëtarja e Curaçaos ka bërë histori në Kampionatin Botëror.
Kjo për shkak se ata janë shteti me popullsinë më të vogël, që merr pjesë në këtë turne që nga themelimi i saj.
Për këtë arritje Curaçao ka hyrë në librin botëror të Guinness, me certifikatën që u pranua nga presidenti i federatës së këtij shteti, Gilbert Martina.
Mirëpo Curaçao, e nisi Botëror në mënyrë jo të mirë pasi që kanë humbur ndeshjen e tyre të parë ndaj Gjermanisë me rezultat 7-1./IndeksOnline/

