20:58 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

“2 Korriku” fillon testet fizike për futbollistët para fillimit të Kampionatit

Klubi i 2 Korrikut ka zhvilluar testet fizike të futbollistëve të rinj, para se të fillojë kampionati.

Po ashtu në këto teste ka pasur edhe matje të shpejtësisë e të cilat i ka zhvilluar klubi i 2 Korrikut me gjeneratën U 15, janë matje që bëhen mjaftë rrallë nga klubet kosovare.

Mirëpo trajneri i këtyre djelmoshave, Labinot Haziri nuk e ka lënë pa i testuar djelmoshat shumë të talentuar të kësaj skuadre, këto matje të bëra nga trajneri Haziri, janë vazhdimësi e punës të cilë e bën në fillim të çdo periudhe.

Po ashtu në një video të publikuar nga trajneri i portierëve të Kombëtares së Kosovës, Naser Prapashtica shihet se kjo skuadër ka mjaftë potencial dhe janë po ashtu të përkushtuar në këtë sport.

Pjesë e kësaj skuadre është edhe Leart Prapashtica, i cili edhe pse i ri me moshë ka treguar se është një talent i vërtetë.

Kjo është një praktikë mjaftë e mirë të cilën do të ishte më mirë sikur ta praktikonin edhe klubet e tjera pasi që do ta dinin më mirë potencialin e ekipës së tyre./Indeksonline/.