13:25 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

2 lojtarë në këmbim, zbulohet oferta e Juves për Zaniolon!

Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë një objektiv i Juventusit në merkaton e kësaj vere. Bardhezinjtë do të përdorin të gjitha mënyrat për të bindur Romën që talenti i përfaqësueses italiane të transferohet te bardhezinjtë.

Sipas mediave italiane Juventusi e ka bërë gati ofertën e parë për klubin verdhekuq duke i vendosur në tryezë për kartonin e Zaniolos, Bernardeschin dhe Romeron.

Sulmuesi anësor nuk ka gjetur shumë hapësira te Juvja këtë sezon ndërkohë që mbrojtësi është pronë e bardhezinjëve që prej verës së kaluar por në këtë sezon luajti në formë huazimi te Genoa.

Një ofertë të cilës Juventusi duhet ti shtojë edhe disa miliona euro cash, pasi Roma e vlerëson minimalisht 60 milionë euro kartonin e Zaniolos.