14:34 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

2 QMF të Prishtinës pajisen me shtretër të rinj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se dy qendra të mjekësisë familjarë në kryeqytet janë pajisur me shtretër të rinj.

Ahmeti këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter.

Ja postimi i plotë:

Investimi për përmirësimin e vazhdueshëm, në rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore është i rëndësishëm. Qendrat e mjekësisë familjare 2 dhe 4 janë pajisur me shtretër të rinj për pacientë, për të vazhduar edhe me qendrat tjera.