12:16 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

2 shqiptaret në Rusi, Rita Ora e ftuar speciale në festivalin ku fituese u shpall Inis Neziri


Në festivalin “New Wawe Festival 2019” që u mbajt në Sochi të Rusisë ngadhënjeu këngëtarja shqiptare Inis Neziri e cila u vlerësua maksimalisht nga juria, shkruan Indeksonline.

Përpos pjesëmarrjes së saj, e ftuar speciale në këtë festival ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora e cila gëzon sukses të madh nëpër botë.

Ka qenë vetë këngëtarja Ora e cila ka publikuar imazhe nga festivali në Rusi ku edhe performoi.

Kujtojmë që Inis Neziri me vendin e parë bëri krenarë gjithë shqiptarët, madje promovoi muzikën shqiptare në Rusi. /Indeksonline/