14:48 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

2-vjeçari nga Gjilani përpiu dy monedha, mjekët ia heqin me sukses

Një ndërhyrje me sukses kanë bërë mjekët në Gjilan. Ata kanë arritur që t’ia heçin nga hunda dy monedha një dy vjeçari nga Gjilani.

Doktori Besnik Elezi ka treguar se i kanë hequr një fëmije 2 vjeç dy monedha të cilat i ka përbirë, në një ndërhyrje që ka filluar duke menduar se fëmija ka brenda vetëm një monedhë.

Më pas e kanë gjetur se janë dy monedha të ngjitura dhe është dashur t’i ndajnë fillimisht monedhat e më pas t’i heqin një nga një.

Doktori ka falenderuar për ndihmën edhe anesteziologun dhe asistenten

“Ne kete nate te vone ora 23, tek femija 2 vjec A.D. futesh per nje monedh per ta larguar kur aty gjene dy monedha te ngjitura mes veti. Nje ekzaminim i veshtire per te shkolitur njera me tjetren dhe pastaj largimi nje nga nje i tyre”, ka shkruar doktori.

Temat: