17:09 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

2 vjeçari që pinë 2 pako cigare në ditë, ia blen nëna e tij (Video)

Ky fëmijë ka zhvilluar zakonin e pangopshëm të  pirjes së cigareve dhe tani ai pinë deri në 40 cigare në ditë.

Rapi Ananda Pamungkas, 2 vjeçar, filloi t’i merrte në tokë filtrat e cigareve të përdorura jashtë dyqanit të tregut të mamasë së tij në Sukabumi të Indonezisë.

Por, brenda disa ditës ai ishte i varur nga ajo dhe u kërkonte vazhdimisht njerëzve në rrugë për t’i dhënë cigare.

Të rriturit fillimisht filluan të i japin atij cigare duke bërë shaka ndërkohë që edhe ia ndiznin.

Por Rapi shpejt filloi të bëhej agresiv kur atij nuk i ofrohej ndonjë cigare kur kërkonte.

Tani nëna e tij, Maryati, 35 vjeçare pranoi se ajo blinte dy pako cigare në ditë për djalin që ta ndalonte atë të kërkonte në rrugë.

“Ai ka pirë duhan çdo ditë për rreth dy muaj. Nëse unë nuk i japi atij një cigre ai bëhet agresiv”, tha ajo.

Maryati tha se Rapi filloi me cigare rreth dy muaj më parë i cili mblidhte filtrat e cigareve të lëna në rrugë dhe ato ia ndiznin disa të rinj./Indeksonline/