19:01 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

2 vite nga vdekja e Emiliano Sala, familjarët kërkojnë drejtësi!

Sot janë bërë dy vjet që nga vdekja tragjike e ish-sulmuesit të Nates, Emiliano Sala.

Ai u aksidentua së bashku me pilotin e tij, përgjatë një udhëtim drejt Cardiffit për të kompletuar transferimin, shkruan IndeksOnline

Pra, kanë kaluar 2 vite të plota që nga lajmin tragjik për vdekjen e tij dhe ende nuk ka një përgjigje finale se si ndodhi i gjithë aksidenti.

Kështu, familja e futbollistit të ndjerë ende pret një përgjigje më të detajuar se si Emiliano Sala vdiq.

Avokati i familjes Sala ka thënë: “Është një tragjedi që kanë kaluar dy vjet nga vdekja e Emilianos dhe ne ende nuk e dimë saktësisht se si dhe pse ai vdiq”.