18:12 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019

20 mijë euro dhe 6 kamionë me gjëra, Deçani ia zgjatë duart Shqipërisë

Qytetarët e Komunave të Kosovës nuk po ndalen së ofruari ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Edhe qytetarët e Komunës së Deçanit kanë dhuruar sot 20.580 mijë euro dhe 6 kamionë me veshmbathje dhe gjëra ushqimore.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook ka thënë se mjetet e tjera buxhetore që janë mbledhur sot do të dhurohen për familjen Abazi nga Gjilani.

Ja postimi i Kryetarit Ramosaj:

Qytetarët e komunës së Deçanit sot kanë dhuruar 20.580€ dhe 6 kamion me veshëmbathje dhe gjëra ushqimore!
Ndërsa mjetet buxhetore që janë mbledhur sot nga ora 14:00 e deri në këto orë të mbrëmjes, do të dhurohen për familjen Abazi nga Gjilani, të cilët humbën dje dy djemtë e tyre!

Ju falenderoj përzemërsisht secilin nga ju për kontributin e dhënë!

BR

Mos i humb