20 vite nga debutimi i legjendës, Steven Gerrard me Liverpoolin
Në minutën e fundit në ndeshjen, Liverpool – Blackburn, Steven Gerrard u paraqitë në zonën teknike për të debutuar për herë të parë për klubin.
Ky moment që ndryshoi historinë e Liverpoolit erdhi më 29 nëntor të vitit 1998 në ”Anfield”, ku më pas Steve G do ta bënte paraqitjen e tij të 710-të pas 17 vitesh.
Për dy dekada, Gerrard ishte gjithnjë i preferuari i tifozëve, duke qenë i respektuar në mbarë botën, transmeton IndeksOnline.
Çdo tifoz i Liverpoolit e ka në memorie mesfushorin legjendar, i cili njihej për golat e jashtëzakonshëm, pasionin e tij te festimet e golave dhe ngritjen e titujve.
Për ta shenjëzuar përvjetorin e 20-të të debutimit të Gerrard, faqja e zyrtare e Liverpoolit ka shkruar një artikull special për të.
Në videon e mëposhtme mund t’i shihni disa nga momentet më të mira të Gerrard si futbollist i Liverpoolit./IndeksOnline/
? #OnThisDay in 1998, Steven Gerrard made his Reds debut. ??
? L E G E N D ? pic.twitter.com/BOUgBu23RG
— Liverpool FC (@LFC) November 29, 2018