08:52 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gerrard për festimin e Klopp: Do të veproja njejtë

Steven Gerrard thotë se ai do të festonte njejtë si Jurgen Klopp nëse Rangersi i tij do ta shënonte golin e fitores në minutën e fundit kundër Celtic.

Legjenda e Liverpoolit i ka dalur në mbrojtje Kloppit pasi ky i fundit u dënua nga FA për festimin e tij në derbin e Marseysides kundër Evertoni.

Divock Origi shënoi golin e fitores në minutat shtesë në një ndeshje dramatike në ”Anfield”, dhe gjermani hyri në fushë për të festuar me portierin, Alisson, transmeton IndeksOnline.

Klopp couldn’t contain his jubilation at Liverpool’s late goal against Everton

Megjithatë, Gerrard nuk sheh ndonjë gjë të keqe te festimi i ”çmendur” i Klopp, duke thënë se do të vepronte njejtë në derbin kundër Celtic.

Duke folur para ndeshjes së sotme ndaj Aberdeen, Gerrard tha: ”Unë do të festoja njejtë si Klopp”.

”Nuk e kam shijuar kurrë si trajner golin në minutën e fundit, por mos u befasoni nëse e bëjë këtë në derbi ndaj Celtic”./IndeksOnline/