12:52 / E Premte, 17 Mars 2023 / L K

20 vite nga pushtimi amerikan i Irakut dhe rënia e Sadam Huseinit

Ultimatumi amerikan, që kërkonte largimin e presidentit irakian Sadam Husein, mori fund në orët e para të 20 marsit 2003, por në Bagdad mbizotëroi heshtja.

10,000 kilometra larg nga Shtëpia e Bardhë, George W. Bush  dha urdhrin për të nisur operacionin kundër Saddam Husseinit dhe menjëherë një shi raketash goditën një të katërtën e kryeqytetit irakian.

Në orën 05:35 me orën lokale filloi lufta.  Rreth 150,000 amerikanë dhe 40,000 britanikë ishin vendosur në Irak për Operacionin Rrufeja, i cili shkaktoi protesta në shumë kryeqytete perëndimore.

Tre javë ishin të mjaftueshme për të pushtuar Bagdadin më 9 prill. Një luftë parandaluese, të cilën amerikanët dhe britanikët e justifikuan duke pretenduar se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë (WMD), biologjike, kimike ose bërthamore, raporton abcnews.al.

Armët nuk u gjetën kurrë. Mbrojtja ajrore e Irakut iu përgjigj bombardimeve të para të SHBA-së dhe Britanisë. Në televizion, Husseini, me uniformë ushtarake dhe një beretë të zezë, u bëri thirrje irakianëve t’i “rezistojnë pushtuesve”.

Në mbrëmje dhjetëra mijëra ushtarë amerikanë dhe britanikë hyjnë në Irak nga jugu, përmes Kuvajtit. 24 orë më vonë, bombardimet ishin të pamëshirshme, duke përfshirë edhe pallatin presidencial.

Më 25 mars, rreth 4,000 marinsa mbërrijnë në qytetin e Nasiriyah, një fazë vendimtare në rrugën për në Bagdad, 370 kilometra larg, duke kaluar lumin Eufrat pas luftimeve të rënda.

Gjashtë ditë më vonë, ushtarët amerikanë u përleshën me njësitë e Gardës Republikane irakiane pranë qytetit të shenjtë shiit të Qerbelasë. Ata pushtuan aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit më 4 prill dhe më 7 të po këtij muaji mbërritën në zemër të regjimit.

Më 9 prill regjimi bie. Një imazh mbetet në kujtesën e të gjithëve: rrëzimi i statujës së madhe të Sadam Huseinit në qendër të Bagdadit. Pasi një transportues i blinduar i personelit amerikan e tërheq atë nga bazamenti i saj, dhjetëra irakianë e shkelin statujën para kamerave televizive nga e gjithë bota, raporton abcnews.al.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld e krahasoi këtë ngjarje me “rënien e Murit të Berlinit”.

Bagdadi ishte në kaos. Njerëzit po plaçkisin ministritë, shtëpitë e zyrtarëve, grabisnin çfarë gjenin. Muzeu kombëtar me 7000 vjet histori nuk u kursye.

Kirkuku dhe Mosuli, qytete në Irakun verior, ranë pa shumë rezistencë ndaj kurdëve, të cilët më pas u  tërhoqën në favor të amerikanëve. Pastaj Tikriti, 180 kilometra në veri të Bagdadit, fortesa e Huseinit, u dorëzua.

Më 1 maj, presidenti amerikan shpall “fundin e luftimeve”, por “lufta kundër terrorit” vazhdon. Deri atëherë, askush nuk e kishte gjetur Sadam Huseinin. Uashingtoni e kërkoi atë, duke ofruar 25 milionë dollarë shpërblim.

Pas një gjuetie nëntë mujore, Husseini, i cili sundoi për 24 vite, u kap më 13 dhjetor 2003, i fshehur në bodrumin e një ferme pranë Tikrit. Në një video shfaqej Hussain i lodhur dhe me mjekër. Ai u gjykua dhe u dënua dhe u ekzekutua duke u varur në fund të vitit 2006.