12:21 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

20-vjeçari provon “kokëkuqen” e 2019-ës

Charles Leclerc ka zbritur për herë të parë në pistë me makinën Ferrari, njëvendëshe të cilën do ta pilotojë vitin e ardhshëm, duke zënë vendin e Kimi Raikkonen.Piloti 20-vjeçar ka provuar makinën SF71H në pistën e Le Castellet, duke zhvilluar jo pak, por 129 xhiro.

Këto teste ishin lejuar nga FIA, pasi “kokëkuqja” ka testuar gomat e reja Pirelli që do të përdoren për vitin 2019 dhe ai që zbriti në pistë ishte Leclerc, që në këtë mënyrë nis të ambientohet me makinën e tij të re.

Këto teste do të zgjasin dy ditë.Piloti francez ka ndaluar disa herë në bokse për të biseduar me inxhinierët dhe për të marrë e dhënë informacionetë ndryshme, ndërkohë që i pranishëm ka qenë edhe Maurizio Arrivabene shefi i Ferrarit, që ka vlerësuar punën e bërë nga piloti i ri.Leclerc ka ardhur nga Akademia Ferrari, ndërkohë që këtë vit piloton makinën Sauber në Formula 1.