09:58 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pamje nga aksidenti tragjik në Mitrovicë, ku vdiq 20 vjeçari [Foto]

Një aksident me fatalitet ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 në Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën një 20 vjeçar R.A ndërsa  ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili po trajtohet në QKUK.

Më poshtë keni  pamje të këtij aksidenti tragjik, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, për këtë, lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtaja e shpejtësisë, humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit BMW, me ç’ rast automjeti del jashtë rrugës ku rrotulliset disa herë”, ka thënë Zahiti.

Sipas tij, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Zahiti ka potencuar se policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, për kujdes dhe vigjilencë të shtuar, duke respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore./Indeksonline/