13:00 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

20-vjeçarja mbulon Lambon me 1,3 milion kristale Swarovski [Video]

Kur jeni i pasur, pëlqeni makinat e shpejta dhe dashuroni kristalet, çfarë tjetër mbetet, pos të bleni një Lamborghini Huracan dhe ta mbuloni atë me 1,3 milion kristale Swarovksi.

Faktikisht, ky Lamborghini Huracan nuk është diçka që e shohim shpesh. Makina i takon Daria Radionova me bazë në Londër, e cila është 20-vjeçare.

Makina është mbuluar me kristale Swarovski nga një kompani e quajtur Vinceri, e specializuar në përpunimin e kristaleve.

Ajo që shihni këtu është një total prej 1,3 milion kristale Swarovksi të ngulitura në ngjyrë. /IndeksOnline/ 

My panther ??

A post shared by Daria Radionova (@dradionova) on