10:29 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

20 vjet nga rënia e mësuesit Nysret Halili

20 vite më parë në fshatin Shtuticë ka rënë dëshmor Nysret Halili nga i njëjti fshat, komuna e Drenasit.

Halili i cili ishte ushtar i Brigadës 114 të Fehmi Lladrovcit i është bashkuar UÇK-së në mars të 98, derisa ka shërbyer në batalionin e dytë.

Ai ka qenë i ndjekur nga organet e sigurimit shtetëror serb.

Nysret Halili punën si mësues e ka filluar në shkollën fillore “Dëshmorët e Qyqavicës”, në një paralele të ndarë në fshatin Krasaliq.

Derisa nga viti 1976 e deri në rënien e tij ka punuar si arsimtar në shkollën në Krasaliq, Qirez, Panorc, Shtuticë.

Ai pas vdekjes është nderuar me mirënjohje të shumta nga Kuvendi Komunal i Drenasit, nga Ministria e Arsimit, nga Ministria e Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme e institucionet të tjera.

Pas vetes Nysret Halili la gruan dhe pesë fëmijë. /Indeksonline/