19:17 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

20 vjet pas luftës, nxënësit ndjekin mësimet në këso kushte në një shkollë në Prishtinë

Përpos që rezultatet e testit PISA na nxorën si mos më keq, në gjendje të ngjashme jemi edhe në shumë objekte shkollore anembanë Kosovës.

Hiç më mirë nuk qëndron as objekti i shkollës fillore ‘Zenel Hajdini’ në Pristhinë.

Shqetësuese është gjendja në të cilën është kjo shkollë, e që klasat nuk përmbajnë as kushtet elementare për zhvillimin e orëve mësimore.

Madje thuhet se në këto klasë nuk mungon as era e fekaleve nga tualetet e shkollës që kundërmojnë gjithku.

Publikimi i një qytetari i përcjellë më pamje:

ALARMANTE!

Kjo është një nga klasët e zakonshme në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë. Përveç që nuk ka kushte elementare për zhvillimin e mësimit, si mungesa e mjeteve didaktike, hapsirë e përshtatshme për mësim, një laptop në klasë apo projektor është lluks.

p.s

Nuk e di a ka noj komision komunal i cili bënë vlerësim sanitar dhe merr masa në këtë shkollë, kjo për shkak se era e fekaleve nga wc-të e shkollës kundërmon gjithandej.

#pisa #shtetiidijes #prishtinametropol