23:45 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

20 vjetori i bombardimeve përkujtohet edhe nga Clinton, me një fotografi të veçantë

20 vjet më parë NATO për 78 ditë goditi caqet serbe në Kosovë. E ishte pikërisht ish-Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton ai që bindi ShBA-në se po vepronin drejtë duke mbrojtur civilët e pafajshëm, dhe udhëhoqi koalicionin që mundi Serbinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Qendra Presidenciale Clinton kujtoi 24 marsin 1999.

Në fotografinë e publikuar bashkë me shkrimin shihet ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e shtetit, Medeleine Albright.

Postimi i plotë:

Sot është 20 vjetori i Operacionit të Forcave Aleate, fushata ajrore e NATO’s kundër ushtrisë Serbe. Presidenti Bill Clinton, e udhëhoqi koalicionin e NATO’s, që e ndaloi shtypjen ndaj njerëzve të pafajshëm dhe e ndaloi konfliktin, duke kthyer stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në Evropën Jug-Lindore. Gjenerali Wesley Clark komandoi Operacionin e Forcave Aleate në luftën e Kosovës gjatë kohës sa ishte Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë nga viti 1997-2000″.

“Amerika ka përgjegjësi që të qëndrojë me aleatët tanë kur ata kanë nevojë të ruajnë jetët e pafajshme dhe ta kthejnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po e bëjmë në Kosovë” – Presidenti Bill Klinton, 24 Mars 1999”.