10:00 / E Enjte, 13 Prill 2023 / AR

2023-shi me plot risi/ Këto janë albumet që do t’i dëgjoni këtë vit

Viti 2023 po vazhdon të jetë plot e përplot me befasi nga artistët shqiptar.

Falë punës së tyre kanë arritur që të bëjë për vete një publik të gjerë, ku thuajse çdo ditë kemi prurje të reja duke sjellë këngë solo si dhe bashkëpunime, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja kosovare Dhurata Dora me datë 3 prill publikoi albumin e saj të titulluar “Besame”. Këtë album e solli me gjithsej 15 këngë.

Reperi Noizy ka lansuar albumin e tij me datë 7 prill. Ky album përmban plot 22 këngë të rrymave dhe stileve të ndryshme.

Edhe reperi Ledri Vula do të lansoj albumin e tij. Siç ka mësuar Indeksonline, ai do të lansoj afër 16-17 këngë të cilat do t’i sjellë në duete dhe solo.

Ledri Vula: album, låtar, spellistor | Lyssna i Deezer

Reperja Tayna ka paralajmëruar albumin e saj “Bipolar” dhe pritet të publikohet së shpejti.

Gjithashtu edhe reperi 2Ton ka gati albumin e ri.

Ai ka njoftuar fansat që është në përgatitje të albumit i cili do të publikohet së shpejti./Indeksonline/