22:27 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

204 km/h në autostradë të Shqipërisë, Policia: Rruga është për të qarkulluar makinat dhe jo avionët!

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në rrugë duke u bërë apel shoferëve që të mos ecin me shpejtësi në rrugë, pasi janë burim aksidentesh.

Në një postim në Facebook, Policia shkruan se janë kapur shoferë që ecin me 204 km/h në rrugës Sauk-Teg.

Pas kontrolleve të shumta që janë bërë në rrugë janë pezulluar 19 leje drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i papranushëm dhe vrastar.

NJOFTIMI I PLOTË

Mos shpejtoni, radari dhe polici rrugor janë në detyrë. Vijon kontrolli?♂? për parandalimin e aksidenteve rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë ✈vrastare të përdoruesve të rrugës. Rruga ?është për të qarkulluar makinat dhe jo avionët✈ dhe është e të gjithëve. Askush s’ka të drejtën t’i cënojë e rrezikojë jetën asnjë përdoruesi të rrugës. Rregulli vlen njësoj për të gjithë.

Drejtues mjetesh: Shpejtësia, alkooli dhe garat të presin rrugëtimin e jetës?. 158 km/h – 204 km/h në aksin Sauk – Teg, Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas prej orës 10:00 të mëngjesit e deri në këto momente, ?✈✈ në kushtet kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh. Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i papranueshëm dhe vrastar?.

Si rezultat i kontrollit me matësin e shpejtësisë ?, gjatë 11 orëve janë konstatuar dhe pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi ✈mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 158 km/h – 204 km/h ?, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Drejtues mjetesh: Respektoni rregullat e qark