10:51 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Facebook ndryshon sërish, do të promovojë më shumë lajmet lokale

Facebook sigurisht është bërë rrjeti social më i ndikueshëm në botë, ndër të tjerash edhe ndër më fitimprurës.

Por së fundi Facebook ka ndërmarrë masa nga më të ndryshmet deri tek ndryshimet drastike.

Tani është paralajmëruar se Facebook po bën ndryshimin e radhës, kështu duke bërë promovimin më tepër të lajmeve lokale, pasi miliona përdorues kanë akuzuar që faqja është përdorur gjithnjë e më shumë si një zëdhënës për burimet e lajmeve të rreme, transmeton Indeksonline.

“Duke filluar nga sot, ne do të tregojmë më shumë histori nga burimet e lajmeve në qytetin tuaj”, ka thënë Mark Zuckerberg duke shtuar se ndryshimi do të ndihmonte në ndërtimin e komunitetit dhe do të siguronte kohën e vlefshme që kalohet në Facebook.

Gjithashtu ai  tha se ndryshimi do të ndihmonte të tregonte më shumë cilësi, lajme të besueshme, duke pasur një shtytje më të madhe për të përmirësuar atë që duket në lajmet e përdoruesve.

Facebook së fundi është ballafaquar me pyetjet se si pozicioni i këtij rrjeti social dominues ndikon aty ku njerëzit marrin lajmet e tyre.

“Studimet sugjerojnë se leximi i lajmeve lokale është drejtpërdrejt i lidhur me angazhimin qytetar. Njerëzit të cilët e dinë se çka po ndodhë rreth tyre kanë më shumë gjasa të përfshihen dhe të ndihmojnë të bëhet ndryshimi”, ka vazhduar tutje Zuckerberg.

Ndryshimi fillon në Amerikë dhe planifikon të zgjerohet brenda këtij viti në gjitha vendet tjera.

Gjithashtu kompania ka theksuar se këtë muaj do të fillojë t’u japë përparësi përmbajtjes së miqve dhe familjes më shumë se atyre  postimeve nga lajmet./Indeksonline/

Temat: