11:45 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ndërtesa e Facebook u evakua pas kërcënimit me bombë

Një ndërtesë e Facebook në kampusin e Menlo Park të San Franciscos është evakuar mbrëmë pas kërcënimit me bombë.

Njësia e Policisë së Krimit të Departamentit të Policisë në Nju Jork kishte marrë informacion se në këtë ndërtesë dyshohet se është vënë një bombë.

Pas kontrolleve të detajuara, policia kishte thënë se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes apo i dyshimtë.

Në këtë ndërtesë punojnë pak punëtorë, 2 të Facebook dhe 2 të Instagram, por që thuhet se bëjnë punë të rëndësishme./Indeksonline/

Temat: