23:34 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një 21-vjeçar me 14 gishtërinj: Kurrë s’kam pasur të dashur!

Një njeri i lindur me katërmbëdhjetë gishtërinj tregon se sa të vështirë e kishte jetën e tij përgjatë gjithë kohës.

Sipas tij, prindërit e tij nuk lejuan të bëheshin intervenime pasi që konsideruan se gishtërinjtë janë “fat i mirë”.

Pacienti 21-vjeçar, i quajtur Ajun tha se 14 gishtërinjtë shtesë në këmbën e tij të majtë i kishin shkaktuar aq shumë dhimbje sa që ai pushoi së veshuri sandale kur ishte 10 vjeç.

Ajun, nga Lufeng në Provincën Guangdong të Kinës së Jugut, gjithashtu tha që ai ishte shumë i turpëruar për të dalë në takim me ndonjë vajzë.

Ai u tha mjekëve se prindërit e tij ishin të vetëdijshëm për gjendjen e tij menjëherë pasi ai lindi, por ata nuk pranuan të lejonin mjekët të kryenin ndërhyrje, shkruan “The Sun”, transmeton Indeksonline.

 He underwent a nine hour operation to create a new big toe

Ajun tha se gishtërinjtë e shumte ishin tregues i pasurisë, duke besuar se ishin “një dhuratë nga qiejt”, e cila nuk duhet të hiqet.

Ai tha: “Ata ishin paragjykues, kështu që ata nuk merreshin me mua. Ata menduan se nëse me të vërtetë këmba ime dukej shumë keq, unë thjesht mund ta mbuloja atë me këpucë”.

 Known only as Ajun, the man now says he has 'perfect' feet

 “Kirurgjia mund të ndodhë që në moshën një vjeçare, por jo më vonë se gjashtë vjeç. Në thelb çdo kohë para se të fillojnë shkollën është në rregull. Kjo është më mirë për mirëqenien psikologjike të fëmijës, por operacionet e mëparshme gjithashtu çojnë në rezultate më të mira të rikuperimit.”, ka thënë njëri nga doktorët që përcjelli gjendjen e Ajun. /Indeksonline/