11:33 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

21 vjeçari që ka hyrë në histori të Ligës së Kombeve

Dje zyrtarisht ka filluar kompeticioni më i ri për Kombëtare në Evropë, Liga e Kombeve.

Gjatë mbrëmjes janë zhvilluar pesë ndeshje, ku ka spikatur ajo në mes të Gjermanisë dhe Francës.

Mirëpo ai që do të mbahet mend është mesfushori bullgar, Bozhidar Kraev, shkruan indeksonline.

21 vjeçari ka shënuar golin e parë në histori të këtij kompeticioni.

Ai realizoi në minutën e tretë në ndeshjen që Bullgaria fitoi si mysafir i Sllovenisë me rezultat 1-2.

Një minutë më vonë ka shënuar edhe çeku, Patrik Schick në humbjen kundër Ukrainës.

Por goli i parë i këtij kompeticioni do t’i shkruhet Kraevit. /IndeksOnline/

Temat: