Spanja barazon në miqësoren ndaj Irakut
Spanja ka zhvilluar sonte një ndeshje miqësore ndaj Irakut, si parapërgatitje për Kupën e Botës.
Ndeshja u luajtt në ”Estadio Municipal de Riazor” në La Coruna, ku rezultati përfundimtar ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.
”Stuhia e Kuqe” e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi me golin e Ferran Torres, në minutën e 16-të.
Gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi kombëtarja e Irakut barazoi rezultatin në minutën e 27-të, me golin e Mechas Doski.
Në pjesën e dytb Spanja kërkoi golin e fitores por nuk kishte sukses.
Para fillimit të Kupës së Botës, të dyja kombëtaret do të zhvillojnë edhe nga një ndeshje miqësore, ku Spanja luan kundër Perus, derisa Iraku përballet me Venezuelën./IndeksOnline/

