07:07 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

21 vjet nga rënia e Bahri Fazliut

Sot bëhen 21 vjet që ra heroikisht dëshmori Bahri Fazliu.

Bahri Fazliu u vra më  7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi.

Bahri Fazliu ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për disa vjet jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi” e cila botohej nga LKÇK-ja.

Bahri Fazliu ishte vëlla i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Për nder të 21 vjetorit të rënies sot tek lapidari i vëllezërve Fazliu do të bëhen homazhe dhe nderime për veprën e tyre. /Indeksonline/