10:58 / E Martë, 05 Tetor 2021 / AR

216,000 fëmijë të abuzuar nga klerikët katolikë francezë, që nga 1950-ta

Një hetim mbi abuzimin seksual në kishën katolike franceze ka gjetur se, rreth 216,000 fëmijë ishin viktima të abuzimit nga klerikët që nga viti 1950.

Zbulimet në Francë tronditën kishën katolike romake pas një sërë skandalesh të abuzimit seksual në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë fëmijë, gjatë 20 viteve të fundit, raporton The Guardian, transmeton Indeksonline.

Abuzimi ishte sistemik, tha Jean-Marc Sauvé, kreu i komisionit që përpiloi raportin.

Kisha jo vetëm që nuk mori masat e nevojshme për të parandaluar abuzimin, por as nuk arriti të raportonte abuzimin dhe nganjëherë me vetëdije i vuri fëmijët në kontakt me dhunuesit“, tha ai në një prezantim publik online të raportit./Indeksonline/