20:11 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

22 të vdekur dhe 171 të lënduar në aksidentin hekurudhor në Tajvan

Të paktën 22 persona kanë vdekur pasi një tren doli nga binarët në vendin turistik bregdetar në Tajvan sot gjatë ditës, një aksident hekurudhor që konsiderohet si më i keq për më shumë se 20 vjet.

Administrata e hekurudhave të Tajvanit konfirmoi vdekjen e 22 personave dhe thanë se 171 persona janë lënduar, 10 prej tyre në gjendje shumë të rëndë, transmeton Indeksonline.

Ata thanë se në tren kishin qenë 366 persona kur ka ndodhur aksidenti.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse ndonjë pasagjer ka mbetur i bllokuar brenda trenit./Indeksonline/