14:59 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

22-vjeçarja, që ka kryer mbi 600 orë punë pa asnjë cent, Kosova s’e njeh kontributin e vullnetarëve

Ajo është vetëm 22- vjeçare, ndërsa që nga viti 2017 ka kryer mbi 600 orë punë vullnetare. Është kjo Driera Shala nga Komuna e Lipjanit, e cila është aktiviste në ECOZ, Klubi Dëshirat, D3 Youth si edhe në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Puna vullnetare e Drierës, por edhe e të rinjve të tjerë, janë një profitabil në aspektin ekonomik edhe për shtetin, ngase shërbimet e ofruara në komunitet nuk paguhen.

Edhe pse vullnetarizmi në Kosovë është rregulluar pjesërisht përmes Ligjit për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë dhe me Udhëzim dministrativ për Punë  Vullnetare nr. 01/2016 të nxjerrë nga MKRS-ja, 22- vjeçarja thotë se institucionet tona nuk kanë ndërmarrë veprime në dobi të njohjes së punës së këtyre vullnetarëve.

Ligji dhe udhëzimi në fjalë rregullojnë vetëm një kategori të caktuar të punës vullnetare në Kosovë, atë të grup-moshave 15 – 24 vjeç. Ndërsa për më shumë institucionet tona nuk kanë ndërmarrë veprime në dobi të njohjes së kontributit të punëtorëve vullnetar për me keq dhe të orëve të punës vullnetare.

Aktivitetet vullnetare në Kosovë shënohen kryesisht në formë formale (të organizuara nga organizatat e shoqërisë civile si dhe institucionet) dhe në atë jo-formale ku grupe të ndryshme vullnetareve dhe individëve që ndjenjë për të kontribuar në të mirë të një kauze organizohen dhe kontribuojnë”.

Sa i përket iniciativave për të bërë vullnetarizëm në vendin tonë, ajo thotë se numri po shkon duke u rritur.

Kosova njihet së ka një popullatë të re ende dhe ka një kulturë të trashëguar nga brezi në brez të kontributit vullnetar, humanizmit dhe angazhimit profesional përmes punës vullnetare. Mendoj, teknologjia dhe trendet e jetës tashmë natyrën e punës vullnetare e kanë vënë në një qasje të re duke rritur numrin e vullnetareve në vendin tonë.

Por, sfiduese mbetet papunësia e të rinjve që u pamundëson apo vështirëson në shumë raste njerëzve të kanë mundësi të japin vullnetarizëm për atë që e ndjenjë ta bëjnë”.

Driera thotë se ajo ka gjetur përkrahje dhe falënderime të shumta në formë mirënjohjeje për angazhimin e saj kryesisht me të rinjtë dhe në mbështetje të grupeve të ndjeshme sociale si: fëmijëve, vajzave e veçmas të rinjve të zonat rurale.

Unë mendoj se asnjëherë nuk është mjafte dhe nuk duhet të vetëkënaqemi me kontributin që e japim për njerëzit të cilët kanë nevojë për kontributin e vullnetarëve. Mirëpo, krahasuar dhe me mundësitë që kemi në Kosovë, besoj që po kontribuohet goxha shumë.

Shteti ynë duhet të punoj edhe më shumë për të avancuar legjislacionin për të njohur përvojën e punës vullnetare dhe respektuar sa më shumë të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve vullnetarë.

Marrë parasysh mobilizimin, kontributin e dhënë të vullnetarëve të shumtë nga Kosova në fatkeqësinë natyrore, vlerësoj dhe kërkoj Kosova të shpallë vitin 2020 si vit të punëtorëve vullnetarë”.

Ndryshe, vullnetarja nga Lipjani, në vitin 2018 është shpallur për kontribut të veçantë në vullnetarizëm në Kosovë nga MKRS dhe UNICEF.

Kujtojmë që, 5 dhjetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.

Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) dhe UNICEF do të shënojnë këtë ditë me moton “Të bëjmë punë vullnetare për një ardhmëri gjithëpërfshirëse”./Indeksonline/