15:00 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

23 vite nga vrasja makabre e Ardianit, u ekzekutua nga oficeri serb në natën e Bajramit

Sot 23 vite më parë në qytetin e Kamenicës ishte ekzekutuar 17 vjeçari, Ardian Qarri. Në lulet e rinisë, Ardiani ishte ekzekutuar në Kamenicë me revolë në kokë nga një oficer i policisë serbe.

Gjersa ishte me dy shokë në Kamenicë, Ardian Qarri ishte qëlluar pabesisht nga oficeri serb në natën e Bajramit duke ndërruar jetë ne vend.

Kjo ishte një nga shumë vrasjet makabre që i kishte bërë okupatori serb në Kamenicë dhe kudo në Kosovë, e që për fat të keq askush s’ka dhënë përgjegjësi për krimin e bërë./Indeksonline/