19:41 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

23 vjeçari nga Mitrovica, i zhdukur tash e 24 ditë

Azem Isufi, nga Mitrovica ka 24 ditë që është zhdukur

23 vjecari, sipas familjarëve nuk ka pasur problem me askend dhe nuk kanë ndonjë pistë dyshimi. Ata kanë kontaktuar të gjithë personat që Azemi është shoqëruar por asnjëri nuk di ndonjë gjë.

Klani rreth këtij rasti ka kontaktuar zëdhënësin i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zajiti.

“Nuk ka asgjë të re nga ky rast, organet e hetuesisë janë duke e hetu rastin”.

Temat: