09:43 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

23 vjeçarja qëndron ilegalisht në Kosovë, tenton vetvrasjen me bombolë gazi

Një femër ka tentuar vetvrasjen duke djegur veten me bombolë gazi. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në Prishtinë.

Burime të Indeksonline kanë bëtë të ditur se bëhet fjalë për një 23 vjeçare, e cila ka nënshtetësi austriake. E njëjta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa ka pësuar djegie në 85 për qind të trupit.

Po të njëjtat burime tregojnë se prindi i vajzës Elita Barisaite, Sami Hulaj i cili jeton në Prishtinë ka thënë se e bija ishte deportuar në Austri dhe nuk ka kontakte me të.

Sipas burimeve, 23 vjeçarja ka qenë duke qëndruar ilegalisht në Kosovë.

Deri më tani është intervistuar personi me emrin Rexhep Kastrati, ku sipas burimeve të Indeksonline, vajza kishte qëndruar në banesën e tij dhe kishte tentuar vetvrasjen pikërisht para banesës së tij, në rrugën “UÇK”, në kryeqytet.

I dyshuari është liruar dhe rasti është duke u hetuar më tutje. /Indeksonline/