230 kilometra në orë, shoferi godet kabinën e pagesës në autostradën në Kroaci (Pamje)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën A2 rreth orës 05:40 në vendkalimin e pagesës në drejtim të Zapresicit në Kroaci.
Shoferi i Audi-s ka goditur kabinën e pagesës duke mbetur i vdekur në vend.
Për shkak të aksidentit një pjesë e stacionit është mbyllur dhe qarkullimi është i ngadaltë.
21 vjeçari në momentin e aksidentit ka qenë me veturën e tij në shpejtësi 230 km në orë./Indeksonline/