11:40 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

24 lindje për 24 orë në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Prishtinës ka njoftuar se për 24 orë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike janë realizuar 24 lindje.

QKUK ka bërë të ditur se nëntë nëna kanë lindur për herë të parë, kurse 16 nga foshnjat e porsalindura janë meshkuj dhe 8 femra.

14 lindje janë kryer me operacion, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, për këtë periudhë, 178 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

42 prej tyre, janë trajtuar në dhomën e reanimimit, ndërsa kishte edhe 26 raste kirurgjike, 80 internistike dhe 26 ortopedike.

15 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në trafik.

Për mjekim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së, janë pranuar 32 pacientë. /Indeksonline/