19:06 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

24 orë, 1.3 milionë kërkesa për biletë hyrëse në Kampionatin Botëror

Më 1 dhjetor u hodh shorti i fazës së grupeve për Kupën e Botës që mbahet në Rusi vitin e ardhshëm.

Që nga ajo ditë, interesimi për të qenë pjesë e këtij Kampionati Botëror është rritur dukshëm.

Madje këtë e konfirmon edhe shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA.

Pasi filloi raundi i dytë i shitjeve të biletave, FIFA mori hiç më shumë se 1.3 milionë (1,317,109) kërkesa për bileta nga tifozë anembanë Botës.

Raundi i dytë do të vazhdoj deri më 31 janar 2018. Ndërsa, shtetet më të interesuar janë: Argjentina, Peruja, Meksika, SHBA-ja, Kolumbia, Brazili, Maroku, Egjipti, Kina dhe Polonia./IndeksOnline/