18:24 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

24 orë pa ujë në Fushë-Kosovë, banorët në të ftohtë duke u furnizuar në krua

Kanë kaluar thuajse 24 orë prej kur është ndalur uji në Fushë-Kosovë.

Në këtë të ftohtë, banorët po detyrohen të dalin të blejnë ujë, apo edhe të shkojnë të bartin shishe me ujë nga komshinjtë të cilët kanë hidrofor, transmeton Indeksonline.

Në disa fotografi mund të shihni se si një grua është duke mbushur disa kova me ujë në një krua që gjendet jashtë, ku temperaturat janë nën 0.