09:48 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

24 orët e fundit shënojnë numër të madh të aksidenteve në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka pasur dhjetëra aksidente trafiku. Njëri nga ta ka përfunduar me fatalitet.

“Indeksonline” mbrëmë ka raportuar lidhur me rastin i cili ka ndodhur në fshatin Mramor, në magjistralen Prishtinë- Gjilan. Në këtë aksident kishin mbetur të lënduar tre të tjerë.

Rasti i cili ishte konfirmuar nga policia ka qenë vetëaksident.

Gjithsejt gjatë 24 orëve janë shënuar 14 aksidente me të lënduar, 22 aksidente pa të lënduar, janë shqiptuar 963 tiketa trafiku.

Policia ka bërë 9 arrestime, 5 janë dërguar në mbajtje, kurse një është në vuajtje të dënimit./Indeksonline/