08:42 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / MSH

24 vite nga dalja publike e UÇK-së

Sot u bënë 24 vite nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përveç festës së Ditës së Flamurit, më 28 Nëntor Kosova feston edhe daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë ata që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.

Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.