75 Mall Live Search
00:32 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

24-vjeçari që e hodhi 5- vjeçarin nga kati i tretë i qendrës tregtare

Një djalë 5-vjeçar u lëndua në mënyrë kritike pasi një person e hodhi nga kati i tretë i një Qendre Tregtare në “Minnesota”.

Ngjarja ndodhi në prill të këtij viti, por e ka ndjekur fati i mirë. Pas disa operacioneve, ai është kthyer në shkollë dhe ecën normalisht.

Landen Hoffmani ra nga një lartësi prej 12 metrash pasi një 24-vjeçar, i identifikuar si Emmanuel Aranda e kapi dhe e hodhi nga kati i tretë.

Vogëlushi pësoi probleme serioze me këmbët dhe stomakun, por mijëra persona dhuruan më shumë se 1 milion dollarë për ta shëruar.

Pas terapisë së përditshme, ai i ka mbyllur plagët dhe i është rikthyer jetës së mëparshme.

Ndërkohë Emmanuel po vuan dënimin prej 19 vjetësh burgim.

/