24 vjeçarja me dhunti të veçanta, nuhat vdekjen e njerëzve para se ajo të ndodhë!
Kjo është Ari Kala, 24 vjeç dhe betohet se mund të tregojë nëse e keni vdekjen afër duke ju nuhatur, sepse deri me tani ka qenë shumë e saktë!
“Trajneri psikik” me sa duket zbuloi talentin e saj kur ajo ndjeu një “erën çuditshme të xhaxhait të saj të vdekur kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe, shkruan Metro,uk, transmeton Indeksonline.
“Një vit para se të filloja shkollën e mesme, rregullisht vizitoja xhaxhain tim”, tha ajo.
“Një natë para vdekjes së tij e ndjeva këtë lloj ere të çuditshme, të sëmurë dhe të ëmbël. Mendova se ishte era e eshtrave të tij, ashtu siç nuk e kisha ndjerë kurrë më parë. Por askush tjetër nuk mund ta kishte atë erë. Kuptova më vonë se ishte era e vdekjes të cilën vetëm unë e ndjeja. Që atëherë, kam përjetuar të njëjtën gjë rreth njerëzve me sëmundje ose të moshuarve që kanë vdekur” tha 24 vjeçarja nga Hunter Valley në New South Wales, të Australisë.
Ajo tha se i kishte injoruar aftësitë e saj mbinjerëzore për vite, por tani është e gatshme t’i ‘përqafojë’ ato.
Tani ajo do të përqendrohet në stërvitjen dhe përgatitjen psikologjike personave, në vend që t’u ofrojë atyre vetëm informacionin se kur do të vdesin. /Indeksonline/