16:09 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ligji i ri që i lejon autoritet të kenë qasje në bisedat e Facebook-it

Ata që jetojnë në Australi duhet të kenë kujdes se çka shkruajnë tash e tutje në Facebook në ‘Messenger’.

Kjo pasi që në Australi është aprovuar ligji i cili i lejon autoritetet të kenë qasje në mesazhet tuaja të Facebook-it, transmeton Indeksonline.

Ky ligj i ri u aprovua gjatë ditës së djeshme në Parlamentin australian me shumicë votash.

Arsyeja se pse u themelua ky ligj ishte për shkak të rritjes së numrit të terroristëve në Australi. Besohet se shumica e sulmeve terroriste që bëhen në këtë vend, kryhen përmes komunikimit në Facebook./Indeksonline/